Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.
Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):
- Alpet shqiptare
- Krahina malore qendrore
- Krahina malore jugore
- Ultesira bregdetare
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.
Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.
Emri im Elfrida canga nga Shqipëria, dua ta ndaj gjithë botën këtë përvojë të mrekullueshme, se si një magjistar i madh i dashurisë më ndihmoi të ktheja burrin tim pasi më la për mbi 8 muaj për të qenë me një grua tjetër, kontaktova shumë magji. caster's por non mund të më ndihmonte derisa takova këtë DR DAWN ACUNA të madhe, ajo më premtoi dhe ma ktheu burrin tim vetëm pas 48 orësh, që kur u kthye ai më ka treguar dashuri dhe kujdes, tani jetojmë në paqe dhe lumturi, e gjitha falë ti Dr dawn acuna, thjesht doja te vija te ti me heret,
ReplyDeleteKontaktoni me të për çdo sfidë marrëdhënieje ose nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë shpejt ose të kuroni ndonjë sëmundje, Dr dawn do t'ju japë një rezultat perfekt.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310