Tuesday, February 23, 2010
kultura shqiptare
Vallet popullore Jane pjese e kultures artistike popullore, qe perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.Vallet lirike zene vend te madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate, me pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre jane vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmes (“Nusja jone arberore”, Lunxheri – Gjirokaster etj); vallet erotike (“Kercimet e Logut”, Malesia e Madhe – Shkoder etj); vallet humoristike (“Vallja e nuses se Fajes” nga Shqiperia e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimeria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe me pak nga grate ose se bashku. Llojet e tyre jane: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenike – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kercim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)Brenda elementit kombetar vallet kane mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe Çamerise i karakterizon shoqerimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen per shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqiperise se Mesme dallohen per shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqiperise qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nente Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqiperise se Mesme e Veriore, duke perfshire Kosoven dhe vise te tjera shqiptare, dallohen per kercimet e grave qe luhen nga nje, dy ose me shume valltare te shkeputura njera nga tjetra me nje kercim te lire. Ne pasurine koreografike te trevave Veriore terheqin vemendjen dhe vallet me emertime te vecanta te cilat jane krakteristke sidomos ne Lume, Malesi te Gjakoves, Malesi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etjVecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysme rrethi; c) vallet ne dy vija perballe njera – tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pese tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas struktures dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
nice duket blogu jot
ReplyDeletethanks:D
ReplyDelete