Tuesday, February 23, 2010

pozita gjeografike e shqiprise









Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Ne veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosoven dhe ish republiken jugosllave te Maqedonise, ndersa ne jug e juglindje me Greqine nje kufi prej 271 km.Ne perendim Shqiperia ka dalje te gjere ne detin Adriatik e detin Jon. Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe iGjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.


Klima
Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate. Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.Ndricimi diellor leviz nga 2731 ore ne vit- ne Xare te Sarandes, ne 2722 ore ne vit ne Vlore, 2560 ore ne vit ne Tirane, 2246 ore ne Peshkopi dhe 2046 ore ne vit ne Kukes.Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.


Hidrografia
Shqiperia ka nje rrjet te dendur hidrografik dhe pasuri te medha ujore. Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550 jane brenda kufirit te saj shteteror. Rrjeti hidrografik i Shqiperise perbehet nga 11 lumenj kreysore, te cilet, se bashku me deget e perrenjte e medhenj, arrijne ne 152.Ne pellgun ujembledhes te rrjetit hidrografik te Shqiperise, ndodhen 247 liqene te tipave dhe permasave te ndryshme, me nje siperfaqe te pergjithshme ujore prej 1210 km.2dhe me vellim te pergjithshem te ujrave prej afro 60 miliarde m.3, 5 liqene artificiale, disarezervuare ujitje e 200 burime nentokesore, me prurje 200/l ne sek. secili.Lumenjte me kryesore jane: Drini, Buna, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani (me deget Devoll dhe Osum), Vjosa, Kalasa, Bistrica, Pavlla.Lumenjte me te medhenj jane te tipit mesdhetar, me luhatje te medha gjate vitit, me rrjedhje shume te vrullshme, sidomos ne pjeset e siperme e te mesme malore.Shqiperia eshte pale ne konventen "Per perdorimin dhe mbrojtjen e ujrave nderkufitare dhe liqeneve nderkombetare", si dhe ne konventen "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis ne kontekstin nderkufitar". Me keto konventa jane te lidhura, ndermjet te tejrave, edhe projektet e liqenit te Ohrit, te Shkodres si dhe probleme te Prespes, nderhyrjet ne lumenjte Drin dhe Vjose, studimi i cilesise se ujrave dhe niveli i ndotjes se ujrave siperfaqesore, etj.


Ligatinat ne bregdetin shqiptar
Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, "tokat e lagura" konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat "kenete" apo "mocal" nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.

1 comment:

  1. Emri im Elfrida canga nga Shqipëria, dua ta ndaj gjithë botën këtë përvojë të mrekullueshme, se si një magjistar i madh i dashurisë më ndihmoi të ktheja burrin tim pasi më la për mbi 8 muaj për të qenë me një grua tjetër, kontaktova shumë magji. caster's por non mund të më ndihmonte derisa takova këtë DR DAWN ACUNA të madhe, ajo më premtoi dhe ma ktheu burrin tim vetëm pas 48 orësh, që kur u kthye ai më ka treguar dashuri dhe kujdes, tani jetojmë në paqe dhe lumturi, e gjitha falë ti Dr dawn acuna, thjesht doja te vija te ti me heret,
    Kontaktoni me të për çdo sfidë marrëdhënieje ose nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë shpejt ose të kuroni ndonjë sëmundje, Dr dawn do t'ju japë një rezultat perfekt.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Followers