Tuesday, February 23, 2010

Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):

  • Alpet shqiptare
  • Krahina malore qendrore
  • Krahina malore jugore
  • Ultesira bregdetare

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

pozita gjeografike e shqiprise

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Ne veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosoven dhe ish republiken jugosllave te Maqedonise, ndersa ne jug e juglindje me Greqine nje kufi prej 271 km.Ne perendim Shqiperia ka dalje te gjere ne detin Adriatik e detin Jon. Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe iGjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.

Klima
Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate. Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.Ndricimi diellor leviz nga 2731 ore ne vit- ne Xare te Sarandes, ne 2722 ore ne vit ne Vlore, 2560 ore ne vit ne Tirane, 2246 ore ne Peshkopi dhe 2046 ore ne vit ne Kukes.Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.

Hidrografia
Shqiperia ka nje rrjet te dendur hidrografik dhe pasuri te medha ujore. Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550 jane brenda kufirit te saj shteteror. Rrjeti hidrografik i Shqiperise perbehet nga 11 lumenj kreysore, te cilet, se bashku me deget e perrenjte e medhenj, arrijne ne 152.Ne pellgun ujembledhes te rrjetit hidrografik te Shqiperise, ndodhen 247 liqene te tipave dhe permasave te ndryshme, me nje siperfaqe te pergjithshme ujore prej 1210 km.2dhe me vellim te pergjithshem te ujrave prej afro 60 miliarde m.3, 5 liqene artificiale, disarezervuare ujitje e 200 burime nentokesore, me prurje 200/l ne sek. secili.Lumenjte me kryesore jane: Drini, Buna, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani (me deget Devoll dhe Osum), Vjosa, Kalasa, Bistrica, Pavlla.Lumenjte me te medhenj jane te tipit mesdhetar, me luhatje te medha gjate vitit, me rrjedhje shume te vrullshme, sidomos ne pjeset e siperme e te mesme malore.Shqiperia eshte pale ne konventen "Per perdorimin dhe mbrojtjen e ujrave nderkufitare dhe liqeneve nderkombetare", si dhe ne konventen "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis ne kontekstin nderkufitar". Me keto konventa jane te lidhura, ndermjet te tejrave, edhe projektet e liqenit te Ohrit, te Shkodres si dhe probleme te Prespes, nderhyrjet ne lumenjte Drin dhe Vjose, studimi i cilesise se ujrave dhe niveli i ndotjes se ujrave siperfaqesore, etj.

Ligatinat ne bregdetin shqiptar
Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, "tokat e lagura" konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat "kenete" apo "mocal" nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.

KUZHINA TRADICIONALE SHQIPTAREUshqimi dhe pijet Kushina shqiptare është një përzierje e influencave të kushines turke, asaj ballkanike dhe europiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta. Kushina shqiptare është një përzierje e influencave të kushines turke, asaj ballkanike dhe europiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta. Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatija e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzaveteve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.
Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës ( tava e krapit) , Pogradecit ( korani me arra dhe lloje të tjera) , zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditëssë Verës ( 14 Mars).Si rrezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqiperia është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet , Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.

Pija më tradicionale alkolike është rakia ( një lloj brandy I prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës ( Korçe, Dibër), ajo e manit ( Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromen e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombetare.

Ndër pijet jo alkolike është për tu përmendur boza ( një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skrapa.

.

kultura shqiptare

Vallet popullore Jane pjese e kultures artistike popullore, qe perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.Vallet lirike zene vend te madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate, me pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre jane vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmes (“Nusja jone arberore”, Lunxheri – Gjirokaster etj); vallet erotike (“Kercimet e Logut”, Malesia e Madhe – Shkoder etj); vallet humoristike (“Vallja e nuses se Fajes” nga Shqiperia e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimeria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe me pak nga grate ose se bashku. Llojet e tyre jane: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenike – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kercim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)Brenda elementit kombetar vallet kane mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe Çamerise i karakterizon shoqerimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen per shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqiperise se Mesme dallohen per shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqiperise qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nente Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqiperise se Mesme e Veriore, duke perfshire Kosoven dhe vise te tjera shqiptare, dallohen per kercimet e grave qe luhen nga nje, dy ose me shume valltare te shkeputura njera nga tjetra me nje kercim te lire. Ne pasurine koreografike te trevave Veriore terheqin vemendjen dhe vallet me emertime te vecanta te cilat jane krakteristke sidomos ne Lume, Malesi te Gjakoves, Malesi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etjVecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysme rrethi; c) vallet ne dy vija perballe njera – tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pese tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas struktures dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

Followers